Na ndiqni

Kosova

Toleranca ndërfetare, Haradinaj vlerëson kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji

Nga: Mediat Shqiptare Më: 31 janar 2018 Në ora: 15:59
Ramush Haradinaj dhe Imzot Dodë Gjergji.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë këtij takimi Haradinaj u njoftua për së afërmi me punët dhe aktivitetet e këtij institucioni fetar, duke i përgëzuar për bashkëpunimin.

Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe të komunitetit katolik, në krijimin e frymës së mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së kryeministrit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test