Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Po nderojmë të rënët për liri

Nga: Kosovapress Më: 31 janar 2018 Në ora: 09:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë. Haradinaj tha se me këtë po shprehin respektin për luftëtarët e lirisë. E lulet tek shtatorja e Zahir Pajazitit, u vunë nga më i riu i kësaj familje.

E kryeministri tha se në të ardhmen duhet bërë që në ngjarje të tilla, e  prerjen e shiritave, të mos e bëjnë politikanët, por fëmijët e familjeve, që në themel  të lirisë kanë njerëzit e vet.

Haradinaj: Po shprehim respekt

“Filluam me homazhe këtu, gjatë ditës ka dhe aktivitete në Podujevë, të lidhura dhe me shtatorët. Ndërsa në 5 ora kemi akademinë në bibliotekën kombëtare. Duke shpreh respekt dhe duke u kujdesur që nderi e lavdia i luftëtarëve të lirisë dhe sakrificës për liri të jetë çdo herë me ne iu faleminderit për pjesëmarrje ..Lulet i ka qit me i riu i familjes Pajaziti. Duam ta bëjmë një kulturë në të ardhmen, që shiritat kur i prejmë,  ngjarjet kur të ndodhin mundësisht  mos t’i bëjmë ne politikanët, por t’i bëjnë të rinjtë, fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e familjes që i kanë në themel të lirisë njerëzit e vet”, tha ai.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test