Na ndiqni

Kosova

Haradinaj takon komunitetin e biznesit për projekte që paraqiten në BERZH

Nga: lajmi Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:34
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me komunitetin e biznesit në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës.

Ky takim për qëllim kishte prezantimin e projekteve konkrete që do të paraqiten në takimin e radhës të Bankës Europiane për Rindërtim dhe zhvillim, ku gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor më 26 shkurt do të bëjnë prezantimin e tyre, njofton Klan Kosova.

“Aty ku ndalet mundësia e sipërmarrësit për kapacitetet që ka, përgjegjësitë i merr Qeveria e Kosovës. Tani kjo mundësi është në Londër nga BERZH”, ka thënë Haradinaj.

“Kërkesa jonë si qeveri është nëse keni projekte të cilat e tejkalojnë kapacitetin e juaj të investimit të paraqisni plan biznesi të gatshëm për 26 shkurt dhe ne i paraqesim për ju”.

“Në çdo bashkëpunim tjetër që e bëjmë me qeverinë, do të kemi takim të përbashkët të qeverive dhe të kemi komunitetin e biznesit me vete dhe të kemi takime. Ne jemi në shërbim tuajin”.

Kurse kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në analizat e bëra një ndër sfidat e sektorit privat në tre vjetët e fundit, janë kamatat e larta dhe mungesa e financimit në mënyrë alternative.

“Këtu janë e gjithë sektorët që janë shtylla ekonomike e Kosovës, kemi Shoqatën e naftëtarëve, të Energjisë alternative, këtu janë 90% e atyre që e bëjnë buxhetin e Kosovës”.

“Prioritet është krijimi i vendeve te reja të punës  dhe një formë e tillë e komunikimit duhet të jetë pjesë edhe e institucioneve tjera , që të ndihmohet sektori privat”.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test