Na ndiqni

Kosova

“Haradinaj në listë të zezë diplomatike”

Nga: Bota Sot Më: 27 janar 2018 Në ora: 20:59
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Lirim Zorra, mendon se refuzimi i vizës për Ramush Haradinaj nga Amerika, tregon se Haradinaj është futur në një listë të zezë diplomatike të vizitave jashtë vendit dhe sipas Zorrajt, ky është një paralajmërim që çështjet e mëdha duhet të kryhen në koordinim me faktorin ndërkombëtarë.

“Qe nga refuzimi i marrjes se vizës nga ambasada amerikane, shohim qe kryeministri ka hyrë në një listë të zezë diplomatike të vizitave jashtë vendit dhe ardhjes së niveleve të larta politike nga vendet e tjera të botës, kjo mund të lidhet me aprovimin nga ana e kryeministrit për shfuqizim të Gjykatës Speciale padyshim është ndër rastet unike në botë kur një kryeministrit nuk i jepet viza dhe nuk bënë vizita në vendet tjera andaj pa u sqaruar situata me procedimin e Gjykatës Speciale në Kuvend padyshim nuk pritet ndonjë vizitë jashtë shtetit e kryeministrit Haradinaj. Kjo është vetëm paralajmërim për të që obligimet e marra nuk mund te ç’bëhen dhe duhet koordinim me faktorin ndërkombëtar për çështjet e ndjeshme”, është shprehur Zorra për “Bota sot”.

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test