Na ndiqni

Kosova

LDK reagon pas dështimit të mocionit për shkarkim të Dardan Gashit

Nga: Express Më: 26 janar 2018 Në ora: 21:32
Armend Zemaj

Mocioni i LDK’së për të shkarkuar zv.kryeministrin Dardan Gashi nuk është përkrahur nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kundër këtij mocioni kanë votuar 39 deputetë, pro 36 derisa 3 deputetë kanë abstenuar. 

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj ndjen keqardhje për këtë çështje, derisa konsideron se shkeljet ligjore të qeverisë po reflektojnë edhe te shumica parlamentare.

“Është për të ardhur keq. Shembujt dhe shkeljet ligjore të qeverise tani po reflektojnë edhe te shumica parlamentare, kjo është parë edhe me vendimet tjera”, ka thënë ai në një bisedë për Express.

Zemaj shpreson që për këtë çështje në mënyrë të pavarur të veprojnë institucionet e drejtësisë.

“Besojë së paku në institucionet e drejtësisë ta trajtojnë në mënyrë të pavarur së paku në aspektin ligjor”, ka theksuar ai.

Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë Gashi ka gjuajtur me armë zjarri në shtëpinë e zv.kryeministrit Fatmir Limaj, veprim ky që bie ndesh me ligjin.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test