Na ndiqni

Kosova

Haradinaj: Marre me dhanë tokë për viza!

Nga: klankosova Më: 19 janar 2018 Në ora: 14:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se nuk  jepet territor për liberalizim vizash kjo pasiqë sipas tij do t`i lihet në marre gjeneratave që vijnë.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Komunën e Junikut  duke iu referuar çështjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ai njëkohësisht iu tha junikasve se janë duke punuar natë e ditë për liberalizimin e vizave.

Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj në kohën sa ishte në opozitë njihej për kundërshtimin e versionit të marrëveshjes aktuale për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të nëshkruar në vitin 2015 për shkak se bazuar në këtë ujdi, thuhej se Kosova kishte humbur 8 mijë hektarë tokë.

Haradinaj në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit kishte shkarkuar komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bulliqin si udhëheqës të ekipit të ri.

Demarkacioni dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit  mbeten kushte të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test