Na ndiqni

Kosova

Kryeministri Haradinaj priti në takim kryeparlamentarin Xhaferi

Nga: lajmi Më: 17 janar 2018 Në ora: 17:49
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Viti i Skënderbeut është një vit i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Ai e vlerësoi me rëndësi emetimin e pullave postare me figurën e Skënderbeut, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në takimin e përbashkët të kryeministrit Haradinaj me kryetarin Xhaferi u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për thellimin e marrëdhënieve posaçërisht në fushën e ekonomisë me qëllim të rritjes së mirëqenies për qytetarët e dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj  përshëndeti miratimin e Ligjit nga Parlamenti i Maqedonisë për përdorimin e gjuhës shqipe, i cili do të avancojë dhe promovojë raportet ndërmjet qytetarëve në Maqedoni.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Kryeministri Haradinaj i dhuroi kryetari Xhaferi plaketën e pullës postare të Postës së Kosovës, që është krijuar për nderë të Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test