Na ndiqni

Kosova

Ismet Beqiri i përgjigjet Haradinajt: Zvarritja e demarkacionit buron nga dhuna e opozitës

Nga: lajmi Më: 9 janar 2018 Në ora: 18:02
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të drejtojë akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës për zvarritje të qëllimshme të procesit të shqyrtimit dhe votimi të demarkacionit.

Mirëpo edhe ditë më parë kryeministri Haradinaj në një intervistë tha se është pikërisht kryetarja e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, që po e vonon që raporti i demarkacionit të shkojë në Kuvend, pasi sipas tij, kjo e fundit po thotë se hartat e paraqitura nga komisioni për demarkacion janë false.

Mirëpo, sa akuzave të drejtuara ndaj LDK-së nga kryeministri i është përgjigjur deputeti Ismet Beqiri. Ai tha  se këto akuza janë të paqëndrueshme pasi qëndrimi i LDK-së për vijën kufitare me Malin e Zi është i njëjtë, nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi i LDK-së për demarkacionin është i qartë dhe që të gjithë e dinë pse demarkacioni gjerë tani nuk është ratifikuar në Kuvend. Në mandatin e kaluar e dinë të gjithë për shkak të dhunës që është nënshkru në Kuvend, pengesat që janë bërë dhe këtë e dinë të gjithë”, ka thënë ai.

Sipas deputetit të LDK-së, vonesat janë çështje procedurale dhe nuk ka fuqi asnjë grup parlamentar ta vonojë e ta ndalë këtë çështje.

“Tash janë çështje procedurash, të cilat janë procedura kuvendore dhe askush nuk mund të ndal. Janë procedura të njohura dhe s’ka fuqi asnjë grup parlamentar e aq më pak LDK-ja s’ka interes me e ndal punën e ratifikimit, pasi ne jemi tërësisht të interesuar që qytetarët tonë të kenë liberalizim të vizave”, ka thënë më tutje ai.

Beqiri ka kujtuar dhunën dhe format e tjera që opozita ka përdorur në legjislaturën për të penguar demarkacionin, andaj thotë se për këto që po ndodhin tani nuk duhet fajësuar LDK-në.

“Ndërkaq se kush po e pengon dhe kush e ka penguar gjerë tani është shumë e qartë dhe  dinë opinioni që në atë kohë opozita që ka qenë e kanë penguar ratifikimim, ndërsa sot LDK-ja edhe pse është në opozitë as një qëndrim nuk e ka ndrru rreth demarkacionit, sikurse nuk ka ndrshu qëndrim as rreth Ushtrinë së Kosovës, as Gjykatës Speciale, këto janë qëndrime që LDK-ja i ka konsistete dhe nuk ndryshon sipas asaj që është pozitë apo opozitë. Andaj, çdo gjë që thuhet apo ka tentim prej kujtdoqoftë që të fajësojë LDK-në është e paqëndrueshme”, tha mes tjerash ai.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test