Na ndiqni

Këshilla mjekësore

Çfarë është artriti septik?

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:55
Artriti septik(infektiv)

Artriti septik(infektiv) është sëmundje e nyejve nga bakteret, viruset, apo mikroorganizma e tjerë.

Nga kjo sëmundje infektive rrezikohen më shumë njerëzit me imunitet të dobët, njofton Klan Kosova.

Artriti septik në vetvete nuk është ngjitës, megjithatë, shumë prej mikrobeve që shkaktojnë artritet infektive mund të transmetohen nga një pacient i infektuar tek tjetri, duke përfshirë këtu gonorrenë, turbekulozin dhe HIV.

Simptomat klinike të artritit septik përfshijnë temperaturë, të dridhura (ethe), dhimbje në vendin e caktuar, ënjtje, si dhe skuqje. Zakonisht preken nyejt e mëdha, si për shembull gjunjët, këmbët, bërrylat.

Nëse mjekimi fillohet në kohën e duhur, atëherë probabiliteti i shërimit të plotë është i madh. Nëse infeksioni ka qenë i gjatë, atëherë është i lartë probabiliteti i shkatërrimit të kockave përreth artikulacionit të prekur.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test