Na ndiqni

Këshilla mjekësore

Çaj me banane para se të flini

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:14
Ilustrim

Mungesa kronike e gjumit mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet.

Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, madje dhe në metabolizmin e njeriut. Receta me banane të ziera, ju ndihmon të luftoni pagjumësinë dhe të relaksoni muskujt.

Bananet kanë përmbatje të lartë në kalium dhe magnez, si dhe ky komponime të rëndësishme për gjumin – triptofan dhe melatoninë, të cilët janë të përqendruar më shumë në lëkurën e bananes.

Përbërësit për këtë çaj: 1 banane e pjekur mirë, 1 tenxhere e vogël me ujë, 1 lugë çaji kanellë.

Ajo që duhet të bëni është t’i prisni bananes majën dhe fundin dhe ta zhysni në ujë që vlon. Vlojeni për rreth 10 minuta. Filtroni lëngun e mësipërm dhe sipas dëshirës shtoni pak kanellë. Ky çaj duhet pirë një orë para se të shkoni në shtrat.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test