Na ndiqni

Këshilla mjekësore

Si të qetësoni dhimbjet e barkut në kushte shtëpie

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Kur ndjen dhimbje stomaku është e vështirë të shpërqendrosh mendjen, për të vazhduar i/e qetë ditën.

Po si mund ta zbusësh këtë shqetësim? Ja disa masa për t’u marrë:

1. Në radhë të parë duhet të kërkoni të pish ujë çdo çerek ore, për të qenë i hidratuar. Mundësisht të konsumoni pijet që përdorin sportistët, për të ekuilibruar sodiumin dhe potasiumin në trup.

2. Këshillohet konsumi i çajit me mjaltë, ose mjaltë me kamomil, apo xhenxhefil. Këto tre barëra kanë efekte pozitivë në reduktimin e dhimbjes së stomakut.

3. Hani sa më lehtë. Konsumoni ushqime të thjeshtë për t’u tretur. Hiqni dorë nga ushqimet pikantë dhe nga ato me bazë qumështi, pasi përmbajnë bakterë natyralë që stomaku s’i pëlqen për momentin.

4. Qetësimi më i zakonshëm bëhet me sodën e bukës. Mjafton një lugë e tretur në ujë të nxehtë, për t’u pirë çdo dy orë, derisa dhimbja të largohet.

5. Tjetër alternativë mund të jetë edhe çaji me mente. Mundësisht duke e pirë është mirë të hani edhe ndonjë gjethe mente.

6. Mos nguroni edhe të villni, nëse ju vjen. Mbi të gjitha përpiquni të pushoni, mos lëvizni shumë, duke bërë, pse jo, ndonjë banjë të nxehtë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test