Na ndiqni

Intervista

Bruna Smulja: " E pse jo të më thërrasin të dyja"

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:18

E bukur, atraktive dhe e qetë në punën që ajo bën, por që megjithëse nuk sjell shumë shpesh këngë, ajo ka projekte që mbesin shumë gjatë si: “Single lady”, “S’më doje” etj. Kjo është këngëtarja Bruna Smulja e cila ditëve të fundit na la të gjithëve me gojë hapur kur solli një set të bukur fotografik, e ne morën shkas dhe u bëmë kuriozë të dinim se mos pas fotove fshihet ndonjë projekt i ri muzikor. Bruna vjen në këtë rrëfim të saj për gazetën tonë dhe na jep shumë përgjigje jo vetëm për fotot e reja, por edhe për projektet muzikore që do të vijnë, dhe na tregon se cilët artistë të rinjë i dëgjon më shumë, apo a ka ndonjë emër këngëtari mashkull që nuk do t’i thonte kurrë “jo” për një duet?!.

 

“Bota sot”: Shohim super foto të bukura të sapo publikuara, pas tyre fshihet ndonjë këngë?

-Fshihet dëshira e madhe për të pozuar, por këngë të reja do kemi shumë shpejt.

 

“Bota sot”: Të ka thënë dikush që mund të ishe dhe një modele e suksesshme duke parë fotot e fundit?

-E kam dëgjuar shpesh (qesh).

Image

“Bota sot”: Të pëlqen të të thërrasin këngëtarja e bukur apo Bruna me zërin e bukur?

- E pse jo të më thërrasin të dyja (qesh).

 

“Bota sot”: Pas duetin vitin e kaluar Bruna po mendon ndonjë këngë të re, apo pret të bëhet një vit?

- Sigurisht, shumë shpejt pritet të vijë.

 

“Bota sot”: Ndërsa ne duam një projekt te ri muzikor, ti ndërkohë vazhdon angazhimet e tua si këngëtare?

-Po, jam gjithmonë në levizje, shumë e angazhuar, por kjo nuk do të më pengojë në projektet e rradhës.

Image

“Bota sot”: Cili apo cila është miku/mikesha jote më e mirë në estradën shqiptare?

- Unë kam shumë miq në estradën shqiptare, realisht s’mund ti veçoj .

 

“Bota sot”: I ndjek artistet e rinjë shqiptarë ke ndonjë të preferuar?

- Kur kam kohë i dëgjoj me kënaqësi, të preferuarit e mi janë të gjithë artistët që bëjnë art.

 

“Bota sot”: Kujt do t’i thoje "Po" e kujt " Jo" prej meshkujve këngëtarë shqiptare për ndonjë duet?

- Nuk e kam menduar këtë për të veçuar dikë, pasi nëse bashkëpunimi është për tu pëlqyer them edhe po ( qesh).

Image

“Bota sot”: Nëse jo këngëtare Bruna do të ishte?

-Përsëri këngëtare do të isha (qesh).

 

“Bota sot”: Fans të çmendur keni, si reagoni nga ata që e temprojnë duke të ngacmuar apo shkruar cdo ditë?

-Fansa ka shumë, unë i respektoj brenda limitive të mia. Në rastet e ngacmimeve thjesht mospërfillje 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test