Na ndiqni

Intervista

Islami: E keqja e Kosovës është Hashim Thaçi dhe klika e tij e rrezikshme

Nga: Bota sot Më: 19 shtator 2018 Në ora: 07:52
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka shprehur qëndrimet e partisë të cilën ai e drejton, rreth zhvillimeve politike në vend, veçanërisht rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe idenë e korrigjimit të kufijve.

Ndërsa në cilësinë e publicistit, ai shpreh mendimin e tij edhe për SHIK-un dhe Gjykatën Speciale, që sipas tij kjo e fundit është në shuarje e sipër.

“Bota sot”: Cili është qëndrimi i partisë suaj, rreth dialogut Kosovë – Serbi, respektivisht idesë për korrigjim?

Gazmend Islami: Partia jonë ka shprehur qëndrimet e veta edhe në konferencën e fundit për media të mbajtur me 3 shtator, ne mendojmë që e keqja e Kosovës është Hashim Thaçi dhe klika e tij e rrezikshme që ka kapur shtetin e Kosovës. Çdo kush që mendon që me pazare politike mund të ndryshoj kufirin dhe me lojëra politike duke përdorur Luginën si Pazar i mundshëm e kanë gabim, sepse reagim do të jetë i ashpër dhe i pa kursyer, mendoj që shqiptarët vdesin për vendin e tyre nëse u cenohet Shteti dhe kufijtë e saj, këtij karavni i bashkëngjitet dhe partia jonë, pra ne jemi të gatshëm të shkojmë deri në sakrificën, këtë e them me përgjegjësi, askush nuk e ka blerë dhe mund ta shes, me gjak është larë çdo pëllëmbë e Kosovës.

“Bota sot”: Sa është e gatshme partia juaj për zgjedhje të reja?

Gazmend Islami: Ne jemi duke punuar në shtrirjen e partisë tonë në gjithë Kosovën, për dy vite sa kemi punuar si subjekt i ri kemi arrit të kemi edhe asamblist në disa komuna, ne kemi 13 degë në nivel vendi, po punojmë pandërprerë që në zgjedhjet e ardhshme Balli Kombëtar Demokrat të ketë përfaqësuesit e vet në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test