Na ndiqni

Intervista

Zeqiraj: Presidenti Rugova kishte parashikuar saktë rrezikun nga ngritja në pushtet e Hashim Thaçit

Nga: Bota sot Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:36
Idriz Zeqiraj

Publicisti Idriz Zeqiraj në një intervistë dhënë për “Bota sot”,  ka folur rreth çështjeve aktuale në vend, në fushën e politikës e drejtësisë.

Ai ka thënë se Kosova ndodhen në një pozitë të rëndë dhe si të tillë populli duhet ta kundërshtojë me protesta masive.

Zeqiraj ka folur detajisht edhe për rastet e fundit, deklaratat e fundit të Presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh, Asocicacionin e komunave serbe, ushtrinë e Kosovës, liberalizimin e vizave, e deri tek rasti me prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj.

Zeqiraj po ashtu ka përmendur edhe parashikimin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova për Hashim Thaçin.

“Bota sot”: Kosova aktualisht ndodhet në një situatë të rëndë, me një pozitë të dobët dhe opozitë më të fortë. Si e komentoni ju këtë?

Idriz Zeqiraj: Vërtet, Kosova ndodhet në një situatë të rëndë, deri në përmasën e dyshimit të daljes nga kjo krizë. Edhe pse pozita është e dobët dhe opozita, në shifra, duket e fortë, mungesa e koordinimit, mosbesimit reciprok, futja e elementëve të SHIK-ut, brenda strukturave vendimmarrëse të tyre, LDK-së dhe Vetëvendosjes, amortizon forcën e tyre dhe PANA zvarritet, mbijeton. Shkelja e përsëritur e kushtetutës, nga ana e presidentit Hashim Thaçi, ka dhënë rastin për hetimin e tij. Nëse këtë nuk e bënë Kryeprokurori, Parlamenti, atëherë duhet ta rrënojë populli me protesta masive, në vijimësi, dhe mirë të organizuara, Kosova nuk e ka luksin për demolim e shkatërrim të pasurisë shtetërore e private. Por, ndonëse shteti, insitucionet e tij, përfshirë edhe drejtësinë, janë kapur nga shteti, atëherë, masa protestuese duhet të kundërpërgjigjet, duke bllokuar e paralizuar veprimtarinë e institucioneve. Por, kjo kërkon masivitet dhe jo si ajo protesta e parë, që profesor Maxharraj e quajti, me nder, "një pordhë në ujë", ndërsa unë do ta minimizoja "në një fenë në ujë".

“Bota sot”: A duhet të rrëzohet kjo qeverisje?

Idriz Zeqiraj: Frika e Gjykatës Speciale, koalicionoi partive-banda në PAN. Për t`ia bërë numrat, iu bashkua edhe partia e zvarranikut Pacoll, me kryesinë e tij familjare. Që nga krijimi, kjo qeveri është shoqëruar me skandale kundraligjore, me shumësinë enorme të ministrive, zëvendëskryeministrave, zëvendësministrave, këshilltarë, koordinatorë e tjerë. Kulmon marrëzia skandaloze me falsifikimin e shumëzuar të "dëshmive të veteranit", që ka për autorësi qeverinë e PAN-it. Dhe, kundërshtia, refuzimi i kësaj qeverisjeje, shpërdoruese, deri në vjedhje zyrtare të buxhetit shtetëror, duhet ta mobilizojë, arsyeshëm, opozitën me protesta masive dhe të njëmendshme, deri në shporrjen nga pushteti këtë qeveri vrastare, hajdute, imorale, profane, tërësisht, rrënuese të imazhit të Kosovës.

“Bota sot”: A është e gatshme Kosova të organizojë edhe një palë zgjedhje të jashtëzakonshme?

Idriz Zeqiraj: Siç duket, jo vetëm PSD-ja e Shpend Ahmetit, por edhe partitë tjera, nuk janë të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe pse e shohin Kosovën buzë greminës, me këtë qeverisje skandaloze, deri në idiotësi, pa u merakosur fare për buxhetin e shtetit, kalkulojnë, në pritje të kohës, që  mundëson, ligjërisht, trajtimin me rrogë të deputetit, edhe pas shuarjes të mandatit! Sepse, ndoshta, shumë syrësh, nuk do ta gëyojnë fatin të rizgjidhën. Nëse partitë tjera e vunë në provë anëtarësinë, disa me zgjedhje të parakoshme brenda partiake, LDK-ja po gjumon, me njëfarë euforie fiktive, për gjoja shtim të elektoratit! Realisht, rivaliteti i klanit të konsoliduar të Isa Mustafës, me grupin e deputetëve të rinj, është i egër. Klani përgaditë terenin, për të vazhduar sundimin e Isa Mustafës, pa Isa Mustafën dhe sinjale të tilla janë dhënë edhe në bazë. Në pamundësi, për ta përgatitur një Kuvend "Zgjedhor", si ai i 8-ti, pa debat parazgjedhor, pa konkurrencë dhe pa votim të fshehtë, duke shkelur, turpshëm, tri parimet bazë të demokracisë, hedhin tezën e zgjedhjes të kryetarit të LDK-së me kompromis, gjë që do ta rrënonte dhe turpëronte një parti akademike, me stazh 30 vjeçarë, siç është LDK-ja e Ibrahim Rugovës. 

“Bota sot”: A mendoni se çështja e demarkacionit ka përfunduar tashmë?

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test