Na ndiqni

Intervista

Jam dhe do të mbetem kryetar i terrenit e jo i kabinetit!

Nga: Bota sot Më: 3 maj 2018 Në ora: 07:21
Sokol Haliti

 Kryetari i komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” ka treguar planet e qeverisjes së tij në mandatin e tij të dytë në Viti, prioritetet që ka vendosur t’i realizojë gjatë mandatit katër vjeçar, sukseset e para të qeverisjes së tij, si edhe për shumë të tjera angazhime dhe punë aktualisht

“Bota sot”: z. Kryetar fillimisht u urojmë postin e ri të njeriut të pare të komunës së Vitisë, edhe njëkohësisht u dëshirojmë suksese në kryerjen e punëve dhe detyrave si kryetar i komunës!

Sokol Haliti: Faleminderit për urimin!

“Bota sot”: Në zgjedhjet e tetorit për kryetar komune fituat besimin e qytetarëve si kandidat i LDK-së edhe për një mandate të ri dhe atë që në raundin e pare a mund të na thuani se si, tash kur në këtë post jeni për afër dy muaj, si e vlerësoni këtë besim që u kanë dhënën qytetarët e Komunës së Vitisë?

z.Sokol Haliti:  Faleminderit për urimet e juaja, për katër vite përkushtimi ynë ka qenë që të jem afër qytetarëve me projekte të mëdha dhe të vogla, jemi munduar mbrenda mundësive dhe kompetencave në realizimin  dhe përmbushjen e shumë objektivave tona të punës, tani më ky përkushtim i yni për punë u rikthyer me besimin dhe vlerësimi qytetarëve , ky besim e rrit përgjegjësinë dhe përkushtimin në realizimin e “kontratës” sonë me qytetarin, kjo kontratë tani më çdo ditë po jetësohet .

“Bota sot”: Ju arritët që edhe për një mandat të qeverisni me LDK-në në Komunën e Vitisë a mund të na tregoni se sa keni  punuar në këtë drejtim?

z.Sokol Haliti: Duke i dalluar këto dyja, i falënderoj të gjitha grupet politike edhe në Kuvendin Komunal, që shumë herë kanë treguar konstruktivitet  në realizimin e vendimeve për interesat e qytetarëve ,kjo ka  krijuar një klimë të mirë bashkëpunimi , të cilën e dhe do ta vazhdojmë duke punuar për qytetarët.

“Bota sot”: A mund të na thoni cilat janë problemet  dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Vitisë dhe cilat janë planet e juaja në mandatin e ri që e keni fituar?

z. Sokol Haliti: Si edhe   edhe komunat tjera të  Kosovës edhe komuna e Vitisë  përballet me sfida dhe probleme.Në radhë të parë me problem të infrastrukturës fizike por edhe me sfida të tjera siq është edhe papunësia.Ne jemi duke punuar vazhdimisht që në radhë të parë sat ë kemi mundësi të zbisim problemin e papunësisë e kur jemi të ky problem ,gajtë mandatit të parë qeveria ime ishte angazhuar në disa aspekte,së pari duke dhënë subvencione dhe duke arritë edhe marrveshje kontraktuese bashkpunimi me organizatat ndërkombëtare si USAID, UNDP, Heltetias ,si dhe IKC  që perms Zyrës komunale të biznesit të arrijmë të thithim donacione për projekte të ndryshme për zhvillimin e bujqësisë në rajonet rurale sepse komuna jonë është një komunë tipike bujqësore.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test