Na ndiqni

Intervista

Lutfi Haziri kundër koalicioneve, paralajmëron një listë të madhe të LDK-së në zgjedhje

Nga: Bota sot Më: 27 prill 2018 Në ora: 18:52
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur rreth një liste të madhe të LDK- së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për lajmet e fundit se ka përçarje brenda partisë, për aktualitetin politik në Kosovë dhe rreth asaj se a do të japë dorëheqje Lutfi Haziri nga qyteti i Gjilanit për postin e Kryeministrit.

“Bota sot” : Si e vlerësoni gjendjen aktuale politike në Kosovë?

Lutfi Haziri: Politika në Kosovë është në një krizë apo në një ngërç politik në mungesë të shumicës parlamentare në Kuvend të Republikës, sidomos edhe pas humbjes së mbështetjes edhe nga minoritarët, në këtë rast nëntë deputetët e Listës Serbe, të cilët po sillen me ambiguitet duke marrë pjesë në qeveri, e duke mos marrë pjesë në votim. Por, kjo nuk është hera e parë. Ata, edhe kur kanë qenë pjesë aktive e qeverisë si pjesa e tretë përbërëse e koalicionit të PAN, nuk e kanë votuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Kështu që sjellja e tyre vazhdon të jetë e njëjtë. Mirëpo, kjo Qeveri, pa një marrëveshje politike, pa një dialog politik të brendshëm dhe pa arritjen e një konsensusi politik me opozitën, do të jetë vështirë t’i imponojë proceset politike dhe ta shtyjë vendimmarrjen përpara.

“Bota sot” : Mendoni që është e nevojshme në këtë kohë të iniciohet një mocion votëbesimi për qeverinë Haradinaj?

Lutfi Haziri: Mocioni është njëri prej mekanizmave, i cili është bërë trend politik për shpërbërjen e Kuvendit ‘për inati të qeverisë’. Natyrisht, si mekanizëm politik është në konsiderim nga opozita, por ne i kemi dhënë shansin dialogut me partitë politike, i cili do t’i diskutonte çështjet që janë me interes, proceset dhe ligjet që janë në interes. Kosova nuk mund ta ngadalësojë ritmin e integrimeve evropiane, në veçanti, dialogun me Serbinë, çështjen e liberalizimit të vizave, ushtria dhe çështjet tjera që janë kapitale. Por, për një datë të zgjedhjeve të parakohshme është e domosdoshme që palët të merren vesh. Kjo marrëveshje do të jetë në win-win pozicion edhe për partitë që janë në qeverisje do të shtynin proceset përpara, por edhe për opozitën e cila do të bëhej pjesë e vendimmarrjes, duke e ditur qartë një datë të zgjedhjeve të parakohshme.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test