Na ndiqni

Intervista

“Fondacioni Jahjaga”, në fokus mbështetjen e grave dhe të rinjve

Nga: REL Më: 25 mars 2018 Në ora: 16:45
Ish - presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

“Fondacioni Jahjaga” do të fokusohet kryesisht në fuqizimin e grave në integrimin dhe avancimin e tyre në shoqëri, si dhe gjithashtu me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend, veçanërisht me dukuritë negative si luftimin e korrupsionit, por edhe me adresimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, themeluese e “Fondacionit Jahajaga”.

Radio Evropa e Lirë: Zonja Jahjaga, këto ditë ju keni themeluar “Fondacionin Jahjaga”. Cili është fokusi dhe qëllimi i këtij fondacioni?

Atifete Jahjaga: Misioni dhe vizioni i këtij fondacioni do të jetë mbështetja dhe avancimi i mëtutjeshëm i proceseve demokratike dhe zhvillimit demokratik në vendin tonë. Ky fondacion do të përkrahë projekte që do të punojnë drejtpërdrejt me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe do të fokusohet në disa fusha, të cilat janë të ndërlidhura kryesisht me avancimin e pozitës së gruas dhe të vajzave e djemve të rinj të Kosovës. Do të fokusohet, gjithashtu, me çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në vend, veçanërisht me dukuritë negative si luftimin e korrupsionit, po ashtu me adresimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm, me çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë në vend, por edhe si rajon e që ndërlidhen me çështjet e pajtimit.

Që pas shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë, ne kemi shënuar progres, sidomos sa i përket avancimit të pozitës së gruas, dhe them vetëm në aspektin e kornizave ligjore, e që kemi ligje që janë të avancuara për pozitën e gruas, por kemi ngecje në implementimin në jetën e përditshme të këtyre ligjeve duke filluar nga e drejta e pronës, ku vetëm 1 për qind e grave në Kosovë e gëzojnë të drejtën e tyre ligjore sa i përket pronës.

Pastaj aspekti i dhunës ndaj gruas e që është alarmant, çështja e statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, pastaj çështja e qasjes në shëndetësi e edukim, ku gruaja ende konsiderohet si zgjedhje e dytë sidomos kur ka të bëjë me edukim dhe avancim të mëtutjeshëm ndaj gruas në shoqëri.

Gjithashtu, çështja e të rinjve në Kosovë, e që unë e kam potencuar se kapitali që ne e kemi janë djemtë dhe vajzat e reja, ku mbi 61 për qind të popullsisë e kemi nën moshën 25-vjeçare, dhe mua më dhemb kur ata mundohen që të ardhmen e tyre ta shohin jashtë Kosovës dhe kjo nuk është zgjidhje pasi Kosova nuk do të ketë një zhvillim të qëndrueshëm nëse të rinjtë ikin jashtë vendit.

Pastaj çështja e sigurisë, korrupsionit dhe e ekstremizmit të dhunshëm e që është një ndër parakushtet themelore që nga procesi i liberalizimit të vizave e deri te proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike duke mos e përmendur që janë të ndërlidhura pikë së pari me jetën e përditshme të qytetarëve tonë, si çështja e korrupsionit nepotizmit e që është bërë një pengesë për zhvillimin e vendit tonë.

Ne kemi pasur një të kaluar të dhimbshme dhe duhet të ndërtojmë një të ardhme tjetër dhe një bashkëjetesë tjetër me të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe me rajonin, pasi e ardhmja jonë është drejt integrimeve evropiane dhe neve duhet, pikë së pari ta ndërtojmë atë mirëbesim ndërmjet vete që të jemi vlerë e shtuar drejt integrimeve evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Sa besoni që përmes këtij fondacioni do të mund të ndikohet në përmirësimin e pozitës së grave në shoqërinë kosovare dhe avancimin e të drejtave të tyre që të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë?

Atifete Jahjaga: Unë, si presidente e Republikës së Kosovës, i kam pasur shumë për zemër dhe kanë qenë një ndër fokuset kryesore për pesë vite si presidente, dhe pas përfundimit të mandatit kam vazhduar të jap kontributin tim në përmirësimin e jetës dhe gjendjes në përgjithësi të grave dhe të rinjve. Këtë fondacion do ta përdorim si platformë, e që do të vazhdojmë të ndërtojmë aktivitete që i kam filluar si presidente dhe të vazhdoj tutje e mos t’i lë në gjysmë.

Qëllimi tjetër është se do ta lëmë një trashëgimi tjetër që edhe shtresa politike në vend, por edhe qytetarët, të mund t’i ndërtojnë këto trashëgimi e që kanë fokusin kryesor në avancimin e proceseve që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe që avancojnë proceset e vendit në tërësi.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test