Na ndiqni

Intervista

Termkolli tregon përditshmëritë që ka nga Gjykata Speciale, flet edhe për demarkacionin

Nga: Bota Sot Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 12:04
Melihate Termkolli

Ish Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e konsideron si të duhur procedimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Deputetja Tërmkolli, konsideron se aneksi i nënshkruar nga Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, ua lehtëson punën “patriotëve” tanë që me veprimet e deritanishme e kanë eklipsuar shtetin dhe popullin tonë.  Ajo ka dhënë një mendim edhe mbi qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket votimit të Demarkacionit, duke u shfaqur e habitur se si deputetët e kësaj partie, të cilët më herët ishin kundër kësaj marrëveshjeje tani nuk bëzajnë. 

“Bota Sot”: Çka mendoni për zhvillimet e fundit lidhur më marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi , së cilës ju shtua një aneks dhe pritet të votohet në Kuvend.

Melihate Termkolli: Çdo marrëveshje dypalëshe apo aneks, e ka plotfuqishmërinë e respektimit dhe zbatimit të saj atëherë kur dy palët e miratojnë atë në tërësi. Kjo nuk ka ndodhur në rastin tonë. Mali i Zi, nuk ka ndryshuar asgjë nga marrëveshja, të cilën e ka miratuar në kuvendin e vet. Aneksi i nënshkruar nga Presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, ua lehtëson punën dhe ua “lanë fytyrën” e “patriotëve” tanë që me veprimet e deritanishme e kanë eklipsuar shtetin dhe popullin tonë. Mali I Zi tregoi një vullnet të mirë për ç’bllokim të situatës për çka duhet falënderuar. Marrëveshja tashmë duhet të miratohet, për interesin e qytetarëve tanë, të shtetit tonë dhe për forcimin e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

“Bota Sot”:  Si e shihni këtë situatë krahasuar me mandatin e kaluar, kur kjo marrëveshje kundërshtohej ashpër dhe nuk u soll në Kuvend për tu votuar. 

Melihate Termkolli: Në mandatin e kaluar, marrëveshja asnjëherë nuk u hodh në votim, sepse “patriotët” tanë në Kuvend, ishin në gjendje ta djegin edhe Kuvendin edhe shtetin edhe gjithçka. Dhe u provua se e tëra u bë vetëm për pushtet. Pra, kur ata janë në pushtet çdo gjë është në rregull, kur LDK është në pushtet, të njëjtat gjëra janë “tradhti”.

Megjithatë, qeveria dhe Kryeministri Mustafa, nuk e menaxhoi si duhet këtë çështje. Mali i Zi, fillimisht ishte i gatshëm për negociata të reja për marrëveshjen, për përmirësim apo ndryshim të saj, ndërsa qeveria nuk bëri asnjë hap në këtë drejtim. Mungoi sjellja dhe veprimi politik i saj.

“Bota Sot”: Si e vlerësoni qëndrimin e LDK-se për marrëveshjen e arritur se fundmi për demarkacionin.

Melihate Termkolli: LDK është për miratim të marrëveshjes që nga fillimi. Tani, kryesia dhe grupi parlamentar e ka rikonfirmuar këtë qëndrim. Kur një grup deputetësh në mandatin e kaluar bëmë një përpjekje të fundit për të arritur një konsesus politik për marrëveshjen në Kuvend,, atëherë të gjithë u bënë bashkë dhe e shkarkuan qeverinë. Edhe në LDK, nga deputetët që ishin kundër marrëveshje publikisht, asnjë zë tani. Me gjasë, dinë të luftojnë ve? me LDK-në, dhe mbi këtë bazë të arrijnë përfitime personale. Sido që të jetë, LDK ka qëndrimin e duhur. 

“Bota Sot”:  A mendoni se presidenti Hashim Thaçi po mundohet t'ia atribuoj vetes meritat për shtet ndërtim.

Melihate Termkolli: Ai, në fakt po ia atribuon vetëm vetes edhe çlirimin e Kosovës nga Serbia, edhe pavarësinë edhe të gjitha të mirat që kanë ndodhë në këtë vend. I lumi ai!!!  

“Bota Sot”: Rasti i fundit ku presidenti ka dekoruar për 10 vjetorin e Pavarësisë edhe persona te hetuar dhe te dënuar, si e komentoni këtë?

Melihate Termkolli: Veprim i paprecedent! E turpshme! Denigruese deri në fund, për shtetin dhe për institucionin e Presidentit.

“Bota Sot”: Na thoni cili është qëndrimi juaj ne lidhje me Gjykatën Speciale dhe tentimet e fundit për ta shfuqizuar atë?

Melihate Termkolli: E kam thënë edhe më herët se Gjykata Speciale është turpi i politikës tonë. Por atë e solli po kjo politikë, e solli udhëheqja e kriminalizuar, e cila nuk lejoi dhe nuk po lejon ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë në vend. Të gjithë ata që u ngritën për ta kundërshtuar këtë gjykatë tani, i bënë një shërbim të mirë Serbisë e Rusisë. Gjykata është miratuar në Kuvend, me insistimin pasionant të të gjithë këtyre që tani po e kundërshtojnë. Me këto sjellje tani, u dëmtua rëndë Kosova. Gjykata duhet të veprojë, nuk ka shfuqizim të saj. 

“Bota Sot”:  Çfarë mendoni kush do te jete target i aktakuzave te para te Gjykatës Speciale?

Melihate Termkolli: Jam e sigurt që kushdo që të jetë target i saj, nuk do të dëmtohet as shteti ynë, as U?K-ja, as qytetarët e Kosovës. Përkundrazi!

“Bota Sot”:  Çka pritni konkretisht nga hetimet e Gjykatës Speciale?

Melihate Termkolli: Shpresoj të zbulohet e vërteta për shumë dyshime të cilat ekzistojnë tani e njëzet vite për vrasjet në Kosovë, sidomos ato me motive politike.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test