Na ndiqni

Hendboll

Ferizaj dikur edhe në krye të tabelës në ish Jugosllavi, sot janë për t’i vajtuar

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:47
Iustrim i tabelës, me 28 shtator, 1987

Pa investime nuk ka sport! Pa profesionist nuk ka rritje të nivelit! Vitet e 70-ta dhe të 80-ta kujtohen me krenari nga brezi i vjetër sepse kishim sport kulminant,  shqiptarët ishin goxha një fuqi sportive! Ish Borci i Ferizajt në hendboll (meshkujt), sot quhet Kastrioti apo këtë emër e ka nga viti 1991 e këndej, nga koha kur u pavarësuan nga ai serboslla, nuk e ka namin e asaj kohe! Kush ishte ekipi Ferizajt atëkohë? Po flasim vetëm me letra, pas javë së javës së gjashtë (me 28 shtator, 1987, sporti i Rilindjes),  kryesonte renditjen e ish elitës së hendbollit jugosllav, me 10 pikë apo me 5 fitore e 1 humbje. Kishte lënë pas Medveshçakun e Zagrebit, Metaloplastikën e Shabacit etj.

Image

Përbërja e vitit 1987, Zhelezniçari-Borci

Bile kishte fituar takimin në Nish kundër Zhelezniçarit me rezultat 29:23. Ku është kjo ekip, që ka pak shikues, 100 apo 200 më së shumti! Ky klub sot u desh të jetë një superfuqi jo vetëm në rajon, një akademi dhe një shembull në Evropë dhe jo sot në vend të tretë të Ligës së Kosovë. Sepse është një klub i traditës dhe atëkohë kanë garuan në ligën ndër më të fortat në botë!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test