Na ndiqni

Hendboll

Cilët janë trajnerët më të mirë: Faruk Shala, Nexhdet Dobroshi, Lirie Muhaxheri apo Shqipe Tahiri?

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 14:55
Tahiri e Shala

Opinion

Në konkurrencën e femrave në hendboll, rivaliteti si për titull si për Kupë të Kosovës, ka qenë shumë më i madh se te meshkujt. Shqiponja është kampione e Kosovës, kurse Vushtrria nënkampione dhe Istogu fitues i Kupës dhe Kastrioti i Ferizajt, finaliste e Kupës! Cili është trajneri më i mirë nga këto katër ekipe pa e futur edhe atë të Prishtinës, Lulzim Nagavci, pasi ky ka ardhur në këtë ekip në stinorin pranveror. Nexhdet Dobroshi është trajneri më i mirë për faktin se me qetësinë arriti në fund ta fitojë titullin dhe në ndeshjen direkte me Vushtrrinë.

Image

Lirie Muhaxheri

Nëse marrim për bazë notën 4-10, Dobroshi nuk meriton notë me shumë se 6.5, sepse ka humbë ndeshjen nga Kastrioti në gjysmëfinalen e Kupës. Shqipe Tahiri është trajnerja e dytë më e mirë, nëse shikojmë brumin që ka pasur në ekip dhe krejt me fat ka humbë titullin.  Vushtrria e la pa titull Istogun, por mbetet edhe vetë pa asnjë trofe! Megjithatë Shqipe Tahiri meriton notë 6. Faruk Shala me gjithë ekipin më të mirë që ka pasur, nuk ka treguar asgjë, por fati sportiv i ndihmoi që ta fitoi finalen e Kupës,  me rezultat 20:19 kundër Kastriotit të Ferizajt.

Image

Nexhdet Dobroshi

Prandaj, me gjithë që ka fituar Kupën, me lojtaret që ka pasur u dashtë të jetë bindshëm më i miri si për kampionat po ashtu edhe për Kupë dhe nota tij mund të sillet 5!  Lirije Muhaxheri u përpoq në maksimum dhe arriti ta dërgojë ekipin deri në finalen e Kupës, por mbetet pa trofe. Ajo ndeshjet si me Shqiponjën, me Istogun dhe Vushtrrinë ka qenë e pasuksesshme në kampionat dhe kjo ka ndikuar që të mbetet jashtë garave të play-offit. Ajo për pak nuk e fitoi Kupën dhe mund vlerësohet me notë 5 sikurse Faruk Shala. Sepse cilësia nuk ka dalluar aspak nga edicionet e kaluara dhe kjo ka ikë edhe shikuesit, prandaj asnjëri nga trajnerët nuk ka sjellë ndonjë risi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test