Na ndiqni

Hendboll

S'ka ku shkon më vështirë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:36
Kosova

Selektori Agron Shabani është duke përgatitur ekipin për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Hendbollistet e Kosovës sot udhëtuan për në Holandë ku të shtunën përballen me përfaqësuesen e këtij vendi. Ndeshja do të luhet në qytetin Almere nga ora 15:00.
Holanda të enjten mbrëma shënoi fitore të vështirë ndaj Bjellorusisë me një gol dallim, 29:28. Me këtë fitore Holanda ka siguruar kualifikimin në Evropian, së bashku me Hungarinë. Të dy përfaqësueset i kanë nga tetë pikë në krye të grupit të shtatë. Bjellorusia është e treta me katër pikë, ndërsa Kosova e fundit pa pikë të tubuar. Por ndeshjet me kombëtaret shumë të forta evropiane vlerësohet se do t’i ndihmojnë shumë Kosovës për të ardhmen.
Kombëtarja jonë të mërkurën në Ferizaj humbi nga Hungaria me rezultat 37:15.
“Dje ishte një ndeshje e vështirë për vajzat tona. Në fillim i bëmë disa gabime, nuk nisëm lojën si duhet. Poashtu u vërejt mungesa e disa lojtareve të rëndësishme të komëbtares. Por prap në pjesën e dytë vajzat fituan vetëbesimin dhe treguan lojë më të mirë, duke iu falenderuar edhe përkrahjes së madhe të shikuesve në palestër”, ka thënë selektori Shabani të enjten.
“Nesër udhëtojmë për në Holandë, ku do të luhet loja e fundit kualifikuese kundër një ekipi me renome. Do të jetë vështirë për ne, për shkak të mungesës së disa lojtareve, por nuk do të dorëzohemi. Shpresoj në lojë të mirë, rezultati nuk është me rëndësi”, ka theksuar Shabani.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test