Na ndiqni

Hendboll

Halili përforcim i madh i kombëtares së Kosovës

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:14
Adrian Halili në mes

Hendbollisti perspektiv i skuadrës gjermane HSG Ostsee N/G, Adrian Halili, është pjesë e Kombëtares U-20 të Kosovës. Me Halilin, Kombëtarja U-20 vlerësohet se fiton një hendbollist cilësor që luan në pozitën e pivotit (lojtarit të vijës). Ai ka gjatësi prej 187 centimetra dhe është i lindur në vitin 1999.

Kombëtarja U-20, që do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, nga 19 deri më 30 korrik të këtij viti në Podgoricë të Malit të Zi, pritet të përforcohet edhe me lojtarin e krahut, Albin Xhafolli që me sukses po luan për skuadrën e madhe gjermane Gummersbach.

Kështu gjenerata e Jon Muqollit, Drenit Tahirukajt, Labinot Gubetinit, Art Luzhës dhe e lojtarëve tjerë perspektiv, me ardhjen e portjerit Bardh Berisha nga Suedia, Rinor Avdullit nga Zvicra dhe sidomos Adrian Halilit e Albin Xhafollit, pritet të jetë pretendente për vendin e parë në Evropian.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test