Na ndiqni

Hendboll

Humbje e rëndë e Kosovës

Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:34
Kosova

Kombëtarja e Hungarisë nuk kurseu Kosovën, duke e mposhtur me rezultat 37:15 (16:3), në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit 7 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat). Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, ku ishin rreth 300 shikues, një numër shumë i vogël shikues dhe ishte pritur të ketë më shumë kur kihet parasysh se përballeshin me një fuqi të hendbollit botëror.  Humbje e rëndë për Kosovën dhe e pesta rresht në fazën e grupeve.

Kosova sipas të gjithave gjasave do të përfundojë këtë aventurë evropiane pa asnjë pikë në grupe. Kosova deri me tash është mundur dy herë nga Hungaria në Budapest me 37:12, ndërsa në Prishtinë me 37:15.  Në Prishtinë mundet me 31:22 nga Bjellorusia, kurse në Minsk me 41:18. Në Prishtinë pësuan nga Holanda me 30:12 dhe sfidën e fundit e luajnë me 2 qershor në orën 15.00 në Almere me Holandën.  Kosova dëshpëroi me lojë dhe në asnjë moment nuk ka qenë rivale i denjë. Në fakt, Kosova pati edhe tri mungesa, si Leonora Demaj, Elma Kameri dhe Xhevahire Bajramaj.  Fakti më interesant ka qenë se deri në minutën e 20-të, Kosova kishte shënuar një herë, kur rezultati në semafor regjistronte rezultat 1:10 në favor të Hungarisë.

Në 30 minutat e parë Kosova shënoi vetëm tri herë apo mesatarja nga një gol për çdo dhjetë minuta. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:16 për Hungarinë, ndërsa në periudhën e dytë të sfidës,  Kosova u tregua paksa më e gjallë. Hungarezet luajnë me aq forcë sa kishin nevojë dhe sa herë të donin edhe shënonin.  Hungaria shënoi fitore të thellë me rezultat 37:15 dhe tani kryesojnë me 8 pikë, një ndeshje me shumë se Holanda në vend të dytë që ka 6 pikë, kurse Kosova është në fund (0).

Me këtë fitore Hungaria sigurojë kualifikimin. Përzgjedhësi Agron Shabani, pa dyshim se do ta presë punë shumë e madhe për të ndërtuar një ekip për të ardhmen, për faktin se ka lojtare të reja. Në anën tjetër, e ka edhe më vështirë që të përzgjedhë më të mirat në Ligën e Kosovës sepse nuk janë në nivelin e duhur, ngase pak shumë pak punohet nëpër klubet tona.

Grupi 7

Kosova-Hungaria 15:37

Tabela

1. Hungaria         5       4       1       1       8

2. Holanda 4       3       1       1       6

3. Bjellorusia       4       2       0       2       4

4. Kosova   5       0       0       5       0

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test