Na ndiqni

Hendboll

Shqiponja pas 19 viteve të formimit, fiton titullin e kampionit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:49
Kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini, ia dorëzon Kupën kapitenes Valerina Malajt

Shqiponja e Gjakovës ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për femra për edicionin 2017\18. Shqiponja titullin e siguroi në Vushtrri, në ndeshjen e fundit të edicionit. Skuadra gjakovare e mposhti Vushtrrinë me 21:19 dhe kështu falë bilancit më të mirë në ndeshjet e ndërsjellta me Vushtrrinë, përfundoi e para në tabelë. Të dy skuadrat i kanë mbledhur nga 33 pikë në 20 ndeshje, por titullit i gëzohet Shqiponja.
Ishte ky një përfundim dramatik i një edicioni interesant në kampionatin e Kosovës për hendbolliste. Rrallë ndodh që ndeshja e fundit të përcaktojë kampionin. Palestra në Vushtrri ishte e mbushur me shikues, prezent ishin rreth 1500. Ndeshja ishte cilësore dheinteresante. Shqiponja ishte në epërsi të lehtë thuajse gjatë tërë kohës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:10 në të mirë të mysafireve. Në minutën e 55-të rezultati u barazua në 18:18 e më pas edhe në 19:19 në minutën e 57-të. Por më pas vendaset nuk shënuan, ndërsa gjakovaret shënuan edhe dy herë për të fituar ndeshjen e bashkë me të edhe titullin e parë në histori të klubit.
Sh. Fazlija e V. Malaj me nga pesë gola ishin më efikaset te Shqiponja. Te Vushtrria u dallua E. Shala me gjashtë gola dhe D. Rrahmani me pesë.
“Për herë të parë klubi hendbollistik Shqiponja, pas 19 viteve të formimit, fiton titullin e kampionit të Kosovës në konkurrencë të femrave. Jam shumë e lumtur që kontribova për këtë titull që e merituam me kuptimin e plotë të fjalës. Bindshëm kemi qenë më të mira që prej fillimit të kampionatit. Edhe në ndeshjen e fundit, që ishte si një finale, ishim në epërsi thuajse gjatë tërë kohës dhe fituam me plot meritë”, ka thënë hendbollistja e Shqiponjës, Shpresa Fazlija.
Në ndeshjen tjetër të javës së 20-të (të fundit) të Superligës A, Prishtina fitoi ndaj Istogut me rezultat 45:28. Në Superligën B Kastrioti e Samadrexha barazuan me rezultat 27:27, ndërsa Vëllaznimi fitoi ndaj Dritës me rezultat 30:27. Istogu përfundoi i treti në Superligën A, ndërsa Prishtina e katërta. Në Superligën B, Kastrioti ishte i pari para Samadrexhës, Dritës e Vëllaznimit që u rendit i fundit. 

Vushtrria – Shqiponja 19:21 (10:13)

Vushtrria: Kelmendi, Shala 6, Avdiu 1, B. Rrahmani 2, Zymberi, Preniqi, Mehmeti 1, Sfarqa, Paci 2, D. Rrahmani 5, Gubetini, Murati, Kasumi 1, Tahiri 1, B. Gubetini. 
Shqiponja: Haxhosaj, Juniku 3, Ferizaj, Goqi, Bajramaj 1, Gashi, Mehmeti 1, Rudaku, Fazlija 5, Malaj 5, Nuza, Goqi 4, Ferizaj, Dobruna, Berisha, Nivokazi 2.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test