Na ndiqni

Hendboll

Besa dhe Prishtina pa respekt për rivalët, një hap drejt finales

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:37
Pamje nga një ndeshje

Besa FamGas e Prishtina kanë bërë hapin e parë drejt finales së plejofit në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit të Superligës së meshkujve, Besa t=fitoi ndaj Dritës, ndërsa Prishtina ndaj Kastriotit. Besës e Prishtinës në ndeshjet e dyta, që i luajnë si mysafir, iu mjaftojnë barazimet për të kaluar në finale.
Kampioni aktual, Besa, fitoi shumë thellë ndaj Dritës së Gjilanit, me rezultatin 40:13.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 në të mirë të pejanëve, por në të dytën dallimi mes skuadrave ishte edhe më i madh. Besa ua dha rastin shumë lojtarëve të rinjë në këtë ndeshje pa rivalitet. Besa stinorin e rregullt e ka përfunduar në vendin e parë ndërsa Drita në të katërtin.
Vëllezërit Tahirukaj me 13 gola së bashku ishin më efikasët te Besa. Te Drita më efikasët ishin R. Selmani e Y. Sllamniku me nga tri gola.
Ndërkohë Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat31:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. D. Terziqi ishte më efikasi te Prishtina me 11 gola. Dhjetë herë për Kastriotin shënoi K. Syla. Prishtina kampionatin e rregullt e ka përfunduar në vendin e dytë kurse Kastrioti në të tretin.
Në Superligën B të femrave,  u luajt ndeshja mes Dritës dhe Kastriotit. Fitore shënoi skuadra gjilanase me rezultat 29:26. Kastrioti është i pari në Superligën B me 20 pikë ndërsa Drita e dyta me 10 pikë. Ndeshja mes Samadrexhës e Vëllaznimit luhet të dielen (nesër).

Besa FamGas – Drita 40:13 (20:9)

Besa FamGas: Vokshi 3, Dukaj 3, Biljaka, Broqi 2, Jupa 3, Megjiq, Beqiraj, Dr. Tahirukaj 7, Dri. Tahirukaj 6, Ramosaj, Kukrika, Berisha, Tafilaj 1, J. Muqolli 5, Idrizi 5, Y. Muqolli 5
Drita: Murtezi, Veliu 1, Mehmeti 2, Bunjaku 2, Sylejmani, Mustafi 2, Mehmeti, Selmani 3, Sllamniku 3
 

Prishtina – Kastrioti 31:24 (14:14)
Prishtina: Kosteski, Krasniqi 1, Bajqinovci 6, Fetahu, Murtezi, Stoilov, Prekazi, Syla 8, Gashi, Terziqi 11, Shahini, Ademi, Visoka, Gjuka 5
Kastrioti: Bytyqi, Selmani, Ramadani 2, Rexhepi, Mustafa, Hoxha 1, Shabani, Salihu 5, Dugolli 1, Syla 10, Haxhimusa 3, Rudari 2, Hajdini, Dugolli, Mehmeti

Superliga B
Drita – Kastrioti 29:26 (14:15)


Drita: Daku, Rrudhani 2, Kqiku 4, Vokshi 8, Krasniqi 12, Mustafa, Pajaziti 1, Arifi 2, Sadiku, Veseli
Kastrioti: S. Reçica, Hoxha, Beqiri 6, Bajrami 3, Krasniqi, Saliu 3, Stagova 2, Çerkini 5, E. Reçica 5, Misini 2, Nuhaj, Rogova, Gurgurovci.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test