Na ndiqni

Hendboll

Sot Shqiponja e pret Prishtinën

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:24
Pamej nga një ndeshje

Me ndeshjen mes Shqiponjës dhe Prishtinës fillon java e 19-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për femra. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë të premten (sot) prej orës 18:00. Është kjo java e parafundit e kampionatit.

Shqiponja është e dyta në tabelë me 29 pikë, ndërsa Prishtina e katërta me 19 pikë. Në vend të parë pas javës së 18-të është Vushtrria me 31 pikë, kurse i treti Istogu i ka 25 pikë.

Ndeshja mes Istogut dhe Vushtrrisë luhet të dielen nga ora 14:00 në Deçan.

Edhe në Superligën B luhet java e 19-të. Samadrexha – Vëllaznimi dhe Drita – Kastrioti janë ndeshjet e kësaj jave.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test