Na ndiqni

Hendboll

Nis misioni për titull

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:49
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjen mes Prishtinës e Dritës ka përfunduar stinori i rregullt në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj, përkatësisht në Superligën A. Kjo ndeshje është luajtur të enjten mbrëma dhe u fitua nga Prishtina me rezultat 33:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Dritës, por në të dytën prishtinasit u mobilizuan dhe nuk lejuan befasi. Me marrëveshje mes dy klubeve, ndeshja u luajt në Gjilan.
P. Prekazi me tetë gola ishte më efikasi te Prishtina. Nga gjashtë gola i shënuan D. Terziqi e B. Syla. R. Selmani realizoi tetë gola për Dritën.
Në kuadër të javës së fundit kampionale (28) të mërkurën në Gjakovë u takuan Vëllaznimi e Kastrioti. Fitore shënoi Kastrioti me rezultat 30:25. Ndeshja mes Besa FamGas e Zhegra nuk u zhvillua. Zhegra nuk udhëtoi dhe Besa fitoi me rezultat zyrtar 10:0.
Besa FamGas e ka përfunduar stinorin në vendin e parë me 54 pikë. Me 50 pikë Prishtina renditet e dyta, ndërsa Kastrioti në vend të tretë i ka mbledhur 32 pikë. E katërta është Drita me 28 pikë. Këto katër skuadra kualifikohen për plejof, që nis menjëherë në fundjavë . Luajnë i pari me të katërtin, përkatësisht Besa me Dritën dhe i dyti me të tretin, përkatësisht Prishtina me Kastriotin. Skuadra që mbledh tri apo katër pikë kalon në finale, pra ajo që shënon një fitore e të paktën një barazim. Besa e Prishtina janë vendase në ndeshjet e para dhe eventualisht në ndeshjet e treta.
Vëllaznimi i vendit të pestë dhe Zhegra e vendit të gjashtë kanë mbetur jashtë plejofi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test