Na ndiqni

Hendboll

Sot Vëllaznimi pret Kastriotin, ndërsa nesër luajnë Prishtina e Drita

Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:35
Pamje nga një ndeshje

Vëllaznimi e Kastrioti përballen të mërkurën (sot) prej orës 18:00 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Me këtë xhiro përfundojnë garat e stinorit të rregullt në kampionatin e Kosovës për hendbollistë.
Ndeshja në mes Vëllaznimit e Kastriotit luhet në Gjakovë. Vëllaznimi është i pesti me 21 pikë, pozitën në të cilën edhe do të përfundojë stinorin. Ndërkohë Kastrioti është i treti me 30 pikë.
Të enjten (nesër) prej orës 18:30 luajnë Prishtina e Drita. Prishtina është e dyta me 48 pikë kurse Drita e katërta me 28 pikë. Ndeshja mes Besa FamGas dhe Zhegra është fituar me rezultat zyrtar 10:0 nga Besa, pasi Zhegra nuk ka udhëtuar.
Në fundjavë nis plejofi, ku paraqiten Besa FamGas, Prishtina, Kastrioti e Drita.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test