Na ndiqni

Hendboll

Merr frymë Ahmet Petrova, befasinë e ka në xhep, do me ‘djegë’ Ferizajn

Më: 7 maj 2018 Në ora: 17:20
Gjinovci e Petrova

Sillet e po sillet, po ende nuk e thotë hapur Ahmet Hysenaj – Petrova! Dikujt ia ka mësy, por kujt? Pritet se shpejti ta publikoj me gojën e tij! Në foto shihet me sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, por nuk dihet se cila ishte arsyeja e një foto të tillë.

“Një takim rasti me punëtorin sportiv tani e disa dekada Ahmet Hysenaj - Petrova të hendbollit ferizajas, i cili shumë shpejt do të bëjë një surprizë të këndshme për hendbollin kosovar”, shkruan Gjinovci, por pa e cekur se për çka bëhet fjalë.

Petrova nuk është më në Ferizaj, pra në klubin e hendbollit Kastriotit (femrat), sepse vendin e tij e ka zënë Skender Ramadani. Nëse i referohemi disa fjalëve të vitit të kaluar, Petrova do të bëhet kryetar i Vjosës së Shtimes, me synimet e tij që ta djegë keq e fortë Ferizajn! “Petrova synon ta merr një klub dhe t’ju tregoj ferizajasve se kush është Petrova. Me gjasë në Vjosë”, tha një burim i afërt i tij.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test