Na ndiqni

Gjilani

Haziri: Përtej gjobave, duhet të krijohet një kulturë e ruajtjes së hapësirave publike

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:13
Haziri: Përtej gjobave, duhet të krijohet një kulturë e ruajtjes së hapësirave publike

Është mbajtur sot në Gjilan punëtoria lidhur me të arriturat e komunave të Anamoravës në fushatën e pastrimit nga 15 shtatori e deri më sot, nën organizimin e Let’s do it Kosova.

Duke informuar të arriturat në këtë fushë, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Task Forca komunale së bashku me kompanitë vendore dhe komunitetin, kanë arritur që t’i heqin qindra tonelata me mbeturina nga deponitë ilegale.

“Përtej gjobave, duhet të jetë kulturë e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së hapësirave të përbashkëta publike. Do ta kemi të vështirë edhe pas këtij aksioni të vazhdojmë që ta shohim qytetin dhe fshatrat tona ashtu qysh kemi qejf. Megjithatë, tendencat kësaj here janë që të largohen dhe të ruhen ato vende ku deponitë potenciale ilegale janë bërë dhe të caktohet vendi për deponitë inerte në veçanti. Deponitë shtazore janë problem, ndërsa për mbetjet medicinale kemi bërë zgjidhje. Kemi punuar gjatë këtyre muajve shumë dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha Haziri.

“Shembullin e mirë që ne e kemi këto dy vitet e fundit në Gjilan është që komuniteti ka filluar ta marrë mbikëqyrjen dhe menaxhimin e hapësirave publike, sic është Dobërcani, Pogragja, Lladova, Zhegra, e Cernica. Krejt kjo iniciativë vije nga shoqatat e bashkatdhetarëve, të cilët po e financojnë në vazhdimësi këtë projekt”, tha ai.

Haziri ka kërkuar edhe nga fshatrat tjerë që ta ndjekin shembullin e Dobërcanit, Pogragjës, Lladovës, Zhegrës, e Cernicës.

Një fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i Let’s do it Kosova, Luan Hasanaj, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe ata të komunave të rajonit të Anamoravës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test