Na ndiqni

Gjilani

Nismës në Gjilan, i largohet nga koalicioni një Lëvizje

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 10:05
Fatmir Limaj dhe Bajram Hasani

Lëvizja qytetare “Vatra” ka prishur koalicionin me Nismën në qytetin e Gjilanit.

Kjo lëvizje ka sqaruar pakënaqësinë që ka me partinë e Fatmir Limajt.

Ndër të tjera, aty përmendet tërheqja e ish-ministrit, Bajram Hasani nga qeveria “Haradinaj”.

“Nisma në Gjilan është parti e katandisur si mos më keq dhe pa zot shtëpie. Pas shkarkimit të Bajram Hasanit, në strukturat e saj organizative mungon koordinimi ekziston një amulli e madhe ku nuk di se me kë duhet të flasësh e me kë duhet të koordinohesh”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Reagimi i plotë:

Nisma në Gjilan është parti e katandisur si mos më keq dhe pa zot shtëpie. Pas shkarkimit të Bajram Hasanit, në strukturat e saj organizative mungon koordinimi ekziston një amulli e madhe ku nuk di se me kë duhet të flasësh e me kë duhet të koordinohesh.

Që prej se z. Hasani nuk është më Ministër ansambleistët janë të çakorduar dhe shihen sikur kanë mbete pa zot shtëpie, veprojnë pa koordinim dhe votojnë në kuvend sipas qefeve, prandaj duke e parë këtë çakordim të skajshëm të ansambleistëve të Nismës dhe mos pozicionimin e qartë në Kuvend ne nuk e shohim të arsyeshme të qëndrojmë e pajtohemi duke heshtur në këtë situatë.

Duke e parë këtë gjendje qesharake ne si lëvizje nuk do ta vazhdojmë bashkëpunimin me këtë parti e cila është e lidhur ngushtë për interesa familjare.

Nga sot “Lëvizja Qytetare Vatra” do të veprojë si e pavarur dhe ndaras Nisma- s, duke i uruar kësaj të fundit që sa më shpejt të dalë nga kjo gjendje e të mos jetë vetëm një subjekt i punësimeve familjare.

Kushtrim Kadriu

Kryetar i LQV-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test