Na ndiqni

Gjilani

Dëmtoi mësimdhënësit, ngritët padi ndaj zyrtarit në Ranillug

Nga: Mediat Shqiptare Më: 28 shtator 2018 Në ora: 09:45
Prokuroria Themelore e Gjilanit

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.P., i cili në cilësinë e personit zyrtar në komunën e Ranillugut, në vazhdimësi nuk iu është bindur aktvendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë dhe kishte dëmtuar tetëmbëdhjetë punëtorë të arsimit në këtë komunë.

Sipas aktakuzës, nga muaji maj deri në muajin korrik të këtij viti, i pandehuri D.P., në cilësinë e personit zyrtar në komunën e Ranillugut, në vazhdimësi nuk iu është bindur aktvendimeve të plotfuqishme të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Gjykatës së Apelit në Prishtinë, në atë mënyrë që duke mos ekzekutuar ato vendime, i kishte dëmtuar tetëmbëdhjetë punëtorë të arsimit në këtë komunë.

Sipas aktvendimit të gjykatës së shkallës së dytë, të dëmtuarit kishin fituar kontestin, që të vazhdonin të jenë në marrëdhënie pune si punëtorë të arsimit, mirëpo i pandehuri duke mos ekzekutuar këtë aktvendim, i kishte dëmtuar të njëjtit, pasi që ata nuk i gëzonin të drejtat e tyre, të cilat iu ishin vërtetuar nga kjo gjykatë.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, nga neni 401 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test