Na ndiqni

Gjilani

PSD hap zyret ne Gjilan

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 22:39
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate ka filluar misionin e saj që të zgjerohet në tërë Kosovën, dhe këtë e ka nisur në Gjilan.

Ata hapën zyret e Partisë Socialdemokrate në këtë qytet, ku edhe shaplosën synimet e tyre politike.

“Sot në Gjilan u hapën zyrat e Partisë Socialdemokrate. Në praninë e mbështetësve të shumtë, Kryetari Shpend Ahmeti dhe Sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti paraqiten parimet themelore dhe synimet politike të PSD-së”, thuhet në postimin e kësaj partie në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

“Duke i falenderuar bashkëqytetarët për pjesëmarrjen dhe duke i ftuar ata për angazhim politik; Koordinatorja e Partisë Socialdemokrate për Gjilan, deputetja Besa Baftiu, foli për potencialin dhe interesimin e qytetarëve të Anamoravës për projektin e ri politik të PSD-së”.

“Gjilani shënon pikënisjen e shtrirjes dhe zgjerimit të Partisë Socialdemokrate gjithandej Kosovës. Ndërtimi i një alternative demokratike ndaj keqeverisjes, për ta transformuar Kosovën drejt një Republikë qytetare, zhvillimore dhe sociale me mundësi të barabarta për të gjithë, mund të jetësohet vetëm përmes pjesëmarrjes së qytetarëve vendimmarës, të organizuar përmes Partisë Socialdemokrate, nëpër fshatra, lagje dhe qytete”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test