Na ndiqni

Gjilani

Prishtinasi me fat, ia gjejnë kuletën me para në Gjilan gjatë aksionit ‘Ta pastrojmë Kosovën’

Nga: Kallxo Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:50
Foto e kuletes se humbur

Vullnetarët të cilët sot po marrin pjesë në aksionin ‘Ta pastrojmë Kosovën’ gjatë pastrimit në fshatin Zhegoc të Gjilanit kanë gjetur një kuletë me mbi 500 euro brenda dhe të njëjtën ia kanë kthyer pronarit, të cilit i kishte humbur rreth një muaj më parë.

“Gjatë aksionit ta pastrojmë Kosovën, në fshatin Zhegoc të Komunës së Gjilanit, është gjetur një kuletë brenda së cilën ishin 500 euro. Mësuesit e shkollës në Zhegoc e kishin gjetur kuletën dhe kishin njoftuar pronarin ta merrte”, ka njoftuar një qytetar nga Gjilani, shkruan kallxo.

Ndryshe sot në nivel vendi nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj ka filluar aksioni më i madh i pastrimit të hapësirave publike nga mbeturinat.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test