Na ndiqni

Gjilani

Fillon veprimtarinë edhe një shoqatë e grave në Viti

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 14:48
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

Në kuadër të një projekti të përbashkët në mes të Komunës së Vitisë dhe të Fondacionit Kosovë-Luksemburg janë ingauruar sot lokalët e shoqatës së grave “8 Marsi” nga Sadovina e Jerilive. Në kuadër të këtij projekti kjo shoqatë ka përfituar makina dhe pajisje të tjera për rrobaqepësi dhe atë në vlerë prej rreth 10 mijë euro.

Me rastin e ingaurimit të këtij lokali, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar përfaqësuesit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg për mbështetjen e vazhdueshme në komunën e Vitisë. Ai gjithashtu ka thënë se u gëzon fakti që nga sot po fillon edhe një shoqatë e re e grave që do të mundësoj gjenerimin e vendeve të reja të punës. “Ky është shembulli më i mirë i asaj që shoqatat e grave të Vitisë, veçohen për punë të mirë në nivel vendi.

Ashtu siç keni dëshmuar suksesin tuaj ju nxisë të vazhdoni të ndihmoni në formimin e shoqatave të reja të grave në komunën tonë dhe në këtë drejtim do të keni edhe mbështetjen tonë”, u shpreh Kryetari Haliti. Kurse Fisnik Beqiri, Përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg ka thënë se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve të tjera të cilat janë realizuar në këtë komunë nga ky fondacion në bashkëpunim me komunë dhe ka për qëllim të zbus papunësinë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test