Na ndiqni

Gjilani

Haradinaj: Do t’i investojmë 35 milionë euro në Gjilan

Nga: Mediat Shqiptare Më: 25 janar 2018 Në ora: 20:38
Ramush Haradinaj në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se 35 milionë euro do të investohen në Komunën e Gjilanit gjatë qeverisjes së tij.

“Në takim me kryetarin Lutfi Haziri u zotova që 35 milionë euro do të investohen në komunën e Gjilanit”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Gjilan, sot, Haradinaj tha se janë disa kërkesa të kryetarit Haziri që janë në shërbim të qytetarëve e që dalin jashtë mundësive buxhetore të komunës.

“Jemi në identifikim të rrethanave për investim në impiantin e ujërave të zeza, për projektet e mëdha që janë në territorin e Komunës së Gjilanit, siç është Autostrada, por edhe projekte të tjera”, tha kryeministri.

Po ashtu kryeministri Haradinaj e konsideroi Komunën e Gjilanit shumë të rëndësishme pasi që ndërlidhë shumë komuna tjera të vogla, por edhe komunat e trevave shqiptare.

“Jemi të gatshëm që të bashkërendojmë aktivitetet në relacionin Qeveri-Komunë për shumë projekte, e në këtë rast qeveria nacionale do t’i marr obligimet për shpronësimet në qarkore që është në interes të qytetarëve”, tha Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e cilësoi të veçantë dhe historike vizitën e kryeministrit Haradinaj në Gjilan, duke e falënderuar për vullnetin politik dhe angazhimin për të ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe problemeve bazike që ka kjo komunë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test