Na ndiqni

Gjermania

Adoleshenti shqiptar arrestohet në Gjermani, akuzohet për vrasje në Francë

Nga: Ora News Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi akuzohet se është autori i vrasjes me thikë të një 21 vjeçari afrikan në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Vrasja ndodhi më 22 shtator ndërsa shqiptari u arrestua më 6 nëntor në një hotel në Gjermani.

16 vjeçari shqiptar i cili dyshohet se është autori i krimit la qytetin disa orë pasi mësoi se 21 vjeçari kishte vdekur.

Që prej asaj dite ndaj tij ishte firmosur një urdhërarrest europian.

Adoleshenti është arrestuar dhe ndodhet në burg në pritje të dorëzimit tek autoritetet franceze, por për këtë procedurë duhen disa javë, shkruan lamontagne.fr, transmeton Ora News.

Katër të rinj të tjerë (një 20 vjeçar dhe tre adoleshentë) po shqiptarë nga Kosova apo Shqipëria u arrestuan si pjesëmarrës në sherrin që pasoi me vrasjen e 21 vjeçarit. Ata janë arrestuar në fillim të tetorit.

Ora News
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test