Na ndiqni

Gjermania

Akademi përkujtimore për presidentin Rugova në Ludwigshafen

Nga: Bota sot Më: 26 janar 2018 Në ora: 06:45
Foto nga akademia perkujtimore

Në vazhdën e traditës, për ta nderuar njeriun që kontribuoi, pazëvendsueshëm, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidentin Rugova, Nëndega e LDK-së,  në Republikën e Rheinland Pfaz-it, në bashkëpunim me Degën e LDK-së në Gjermani, organizoi Akademi Përkujtimore.

Me intonimin e Hymnit Kombëtar dhe atij të Dardanisë u hap sipari akademik. Moderatorja e talentuar, Daorsa Hajdaraj, mbesa e Komandantit Smajl Hajdaraj, udhëhoqi programin përkujtimor. "Përshëndetje motra dhe vëllezër. Me praninë tuaj, në nderim të jetës dhe të veprës madhore të Presidentit Rugova, jeni edhe ju të nderuar dhe të respektuar". Ajo ftoi në skenë të parin e LDK-së në këtë Land, Fazli Hajdaraj, i cili, në emër të Kryesisë të Nëndegës të LDK-së, në Reinland Pfalz,  përshndeti mysafirët e shumtë, të ardhur nga Landët e Gjermanisë, Zvicra, Belgjika. Udhëtimet e mërgimtarëve nga jashtë dhe disa qytete të Gjermanisë, ardhje-vajtje, kalonin të 900 km.

Kryetari Fazli Hajdaraj, në mes tjerash, tha se kjo Akademi i kushtohet, kryesisht, Presidentit Rugova, në 12 vjetorin e shuarjes së tij fizike. Por, ngaqë janarët kanë qenë ndër muajtë më të përgjakshëm, kanë vdekur e rënë dëshmorë, personalitete të shquara, do të përkujtohen edhe ata sot. Përshëndes familjet e dëshmorëve: Rugova, Gërvalla, Çekaj, Hajdaraj, Krasniqi, Zemaj, Zeqiraj, Ukëhaxhaj... Përshëndes artistin, regjizorin dhe krijuesin e mirënjohur, Niman Muqaj; drejtorin dhe moderatorin e zëshëm e´të "Radio-Fontana", Zeqir Mehmetaj Përshëndes kryetaren e Degës të LDK-së në Gjermani, Donikë Gërvallën dhe anëtarët e Kryesisë; kryetarin e Degës të LDK-së për Beneluks, Bahtir Kastratin, sekretarin Xhavit Belaj, me shokë; nënkryetarin e Degës të LDK-së në Gjermani, Abaz Imerin, me shokë; kryetarin e LDK-së në Bavari, Idriz Zeqiraj, me shokë; Nëndegën e LDK-së të Baden Würtembergut, Abaz Imeri; Nëndegën e Hessenit, e përfaqësuar nga Agim Aliçkaj.

Përshëndes kryetarin e Lidhjes të Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, Hasan Qyqalla me kolegë"; Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim, "Besa", në Zvicër, me kryetar Tomë Berisha; Shoqatën "Sali Çekaj" në Pfaffenhofen, me kryetar Osman Ferizi me shokë; Shoqatë "Kadri Zeka", në Kirchheim-Teck, e përfaqësuar nga Mejdi Laçaj; Klubin "Bardhosh Gërvalla", në Ludwigsburg, me kryetar Bedrush Nezaj, me shok; Shoqatën "Dardania", në Mannheim, me kryetarNaser Hoxha, me shokë; Shoqatën "Çameria", me kryetar Ismet Xhaka, Klubin "Skënderbeu", me kryetar Rasim Lajqin; me shokë; Bibliotekën "Mark Krasniqi", në Pilsten, me pronar dhe administrator, gazetarin e luftës, Maxhun Smajli; përfaqësuesin e të burgosurëve politikë, Tefik Ramadani, me shokë; përfaqësuesit e FARK-ut, të kryesuar nga eprori ushtarak Shpend Shala.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test