Na ndiqni

Gjakova

Neonatologjia në Gjakovë bëhet me makinë për analizatorin e gazit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:45
Neonatologjia në Gjakovë bëhet me makinë për analizatorin e gazit

Sot, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bashkë me organizatorët e “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dorëzuan makinën e analizatorit të gazit – GEM 3000 për repartin e neonatologjisë në Gjakovë, aparat ky esencial për matjen e nivelit të oksigjenit dhe dyoksid karbonit te foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje.

Ky aparat u sigurua nga fondet e ngritura nga turneu vendor “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët”, e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendorë për të ngritur fonde për fondacionin humanitar Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

“Analizatori i gazit në repartin e neonatologjisë në Gjakovë do të përmirësojë efikasitetin dhe shërbimin e klinikës ndaj shëndetit të foshnjeve. Jemi të lumtur që si organizatë po kemi mundësi të kontribuojmë në përmirësimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet kjo klinikë ”, u shpreh Erisa Jakupi, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

Ndërsa, Diana Dafota, nga Klinika e Neonatologjisë në Gjakovë, tha se ky donacion ka qenë më se i nevojshëm dhe shpresojnë për një bashkëpunim afatgjatë me organizatën Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve.

Ndryshe, këtë vit “Çiklizmit rreth Kosovës për Fëmijët” përfundoi me sukses për të pestin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditorë dhe u siguruan  rreth 7.000 euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe fushatave online.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test