Na ndiqni

Gjakova

Gjakovari e mohon se falsifikoi autorizimin për shitblerjen e veturës

Nga: kallxo Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:11
Seanca per falsifikim dokumenti ndaj te akuzuarit Liridon Podrimja

Liridon Podrimja, i akuzuar për veprën penale falsifikim i dokumentit është deklaruar i pafajshëm, para Gjykatës.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit të shtetit Xhavit Osmani, i pandehuri Liridon Podrimja, ai e ka mohuar se ka falsifikuar ndonjë dokument.

“Këtë dokument e kam marrë nga S.B., i cili më ka thënë që dokumentet janë në rregull dhe që mund ta shes veturën dhe të njëjtat dokumente i kam dorëzuar tek noteri. Mirëpo unë nuk kam qenë në dijeni që ka pasur ndonjë dokument të falsifikuar”, tha i pandehuri Podrimja.

Prokuroria pretendon se Podrimja, gjatë vitit 2016 me vetëdije e ka përdorur dokumentin e falsifikuar.

Pas kësaj gjyqtari Mentor Bajraktari, caktoi shqyrtimin e dytë në muajin dhjetor.

Gjatë kësaj periudhe kohore, mbrojtësi i të akuzuarit Liridon Podrimja, avokati Prek Kola, ka të drejtë t`ia prezantoj Gjykatës kërkesën për hedhjen  e aktakuzës dhe kundërshtimet e tyre në lidhje me aktakuzën.

Në gjykimin e sotëm nuk ishte prezent pala e dëmtuar Arbër Sadiku.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Liridon Podrimja dyshohet të ketë përpiluar dokumentin e falsifikuar- autorizimin për shitblerje të veturës “Fiat-Doblo” pronë e Shahin Zenelit dhe të njëjtën t`ia dorëzoj personit Binak Haxhoviq.

Aktakuza shpjegon, se i njëjti pasi e merr autorizimin, drejtohet tek zyra noteriale në Pejë, duke ia prezantuar noterit dokumentin kinse i përpiluar tek zyra e noterit Arbër Sadiku në Gjakovë./Kallxo.com/

kallxo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test