Na ndiqni

Gjakova

Asetet e aeroportit të Gjakovës i kalojnë Ujësjellësit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 13:53
Aeroporti i Gjakovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për aprovimin e rekomandimit të Komisionit Ndër-Ministror për Ndërmarrjet Publike për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të aseteve të NPQ “Aeroporti i Gjakovës” për KRU “Gjakova”.

Pas arsyetimit të ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Qeveria vendosi që ato të kalojnë në kompetencën e KRU “Gjakova”.

KFOR për nevoja të veta ushtarake kishte ndërtuar aeroportin e Gjakovës, i cili për 13 vite ishte përdorur ekskluzivisht për operime ushtarake.

Në këtë aeroport forcat paqeruajtëse italiane kanë investuar rreth 30 milionë euro, dhe vetëm vlera e pajisjeve që gjenden në aeroport sillet diku rreth 9 milionë euro.

Aeroporti i Gjakovës në vitin 2014 është transferuar nga forcat e KFOR-it tek Qeveria e Kosovës.

Është premtuar disa herë se aeroporti do të funksionalizohet, e premtimi i fundit ishte se kjo do të ndodh në mars të këtij viti./ KosovaPress

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test