Na ndiqni

Gjakova

Gjakova me tri rrugë të reja

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:25
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nën shoqërinë e kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, të hënën (03.09.2018), do të përurojë disa rrugë në komunën e Gjakovës.

Shiriti i parë inaugurues do të prehet në rrugën Bardhaniq – Dashinoc rreth 7 kilometra e gjatë, në ora 11:00,  për të vazhduar në rrugën Skivjan – Novosellë, e gjatë rreth 2 kilometra. 

E fundit që do të vizitohet për këtë ditë nga ministri Lekaj, është rruga Pnish – Damjan me gjatësi mbi 5 kilometra, në orën  12:30.

Ftoheni që të dërgoni ekipet tuaja për të përcjellë përurimin e këtyre projekteve, të rëndësishme, sidomos për banorët e këtyre vendeve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test