Na ndiqni

Futboll

Gjobitet me 20 mijë euro

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:15
Osman Dembele

Osman Dembele është një nga “çapkënët” e ekipit të Barcelonës, i cili mund të jetë një talent shumë i madh për ekipin katalanas, por në jetën reale nuk është aq i mirë sa kur është në fushën e gjelbër.

Kujtojmë që Dembele është gjobitur dhe lënë pushim nga Valverde dhe klubi i Barçës për vonesat në stërvitje. Ai ka pasur problemeve edhe me Francën për vonesat në qendrën stërvitore, ku për këtë kishte folur tekniku Deshamp. Tashmë një tjetër problem është vënë përballë mesfushorit francez.

Atij i  kanë “hapur punë” edhe në Dortmund, ku ish-pronari i shtëpisë ku ai qëndronte, e ka hedhur në gjyq dhe kërkon një dëmshpërblim prej rreth 20 mijë euro. Kjo sepse ai ka lënë shtëpinë në gjendje të mjeruar dhe nuk e ka bërë dorëzimin para se të shkonte të firmoste me Barcelonën.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test