Na ndiqni

Futboll

Vdes trajneri që Serbia e quan legjendë, që shef e kishte kriminelin Arkan, ky i fundit e kishte përzënë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:37
Dragosllav Shekularac

Sot Serbia vajton për ish futbollistin dhe ish trajnerin Dragosllav Shekularac, serb me prejardhje nga Shtipi i Maqedonisë. Shekularac ka ndërruar jetë, por sipas fotove të publikuara nga disa media serbe, ai kishte edhe shoqëri me kriminelin Zhelko Razhnjatoviq-Arkan. Për Serbinë Shekularac është legjendë, një trajner që një kohë e kishte shef kriminelin Arkan, kur ishte në ekipin e futbollit Obiliqit të Beogradit në periudhën e vitit 1998!

Prandaj, është interesant, se Shekularac (ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare) pjesën më të madhe e ka kaluar në klubin famëkeq Cërvena Zvezda të Beogradit, klub nacionalist dhe që gjithmonë i ka urrejtur shqiptarët, ndërsa i ndjeri një periudhë ka qenë edhe në ombrellën e Arkanit, ky i fundit në vitin 1993 ka qenë kryetar i Prishtinës fantome, pra kishte uzurpuar edhe stadiumin në kryeqytetin e Kosovës. Kjo dëshmon se Dragosllav Shekularac, i ndjeri, nuk e ka pasur problem aspak të ketë shef një kriminel lufte, siç ishte Arkan.  

Image

“Kur me kanë bërë drejtor, Arkani bleu disa rroba, këmisha, kravata tesha kat dhe më tha se çdo ditë në punë duhet të dukem serioz i rregulluar e pedant. Megjithatë, në ditën e parë u shfaqa me një xhemper dhe farmerka . Sapo ai më pa mua, ai filloi të tërbohet dhe me tha: ‘Ti drejtor i Obiliqit, Shko në shtëpi’, me urrejtje! Unë aty fillova për të qarë dhe Arkani mi dha 1000 marka”, kështu e kishte përshkruar para një kohe Arkanin, Shekullarac. Këto fotografi dëshmojnë më së miri, se sporti në Serbi ka qenë fortë i mbështetur nga mafia dhe kriminelët e luftës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test