Na ndiqni

Futboll

Solari: Humbja nga Eibari mbetet në të kaluarën, por tani të fokusohemi te Roma

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 01:07
Santiago Solari

Eibari ia shkaktoi humbjen e parë Santiago Solarit si trajner i Real Madridit të shtunën, por argjentinasi po shikon ”në të ardhmen”.

”Los Blancos” do të tentojnë që ta lënë humbjen e së shtunës në të kaluarën, dhe të përqëndrohen te ndeshja me Romën në kryeqytetin italian që zhvillohet të martën.

”Humbja nga Eibari ishte goditje e rëndë, por mbetet në të kaluarën”, tha Solari në konferencën e sotme për shtyp.

”Ne e kemi analizuar këtë dhe do të tentojmë të përmirësohemi në atë që duhet të përmirësohemi”.

”Sikur ndeshjet e kaluara që i kemi lënë në të kaluarën, duhet ta bëjmë edhe me ndeshjen ndaj Eibarit”.

”Jemi në Romë dhe në një tjetër garë. Duhet që fokusi ynë të jetë këtu”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test