Na ndiqni

Futboll

Trajneri i Lyon kërcënon Man Cityn: Do të sulmojmë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:56
Foto nga ndeshja

Trajneri i Lyon, Bruno Genesio ka premtuar se Lyon do të sulmojë skuadrën e Manchester City.

Lyon ishin skuadra e parë që mposhtën Manchester Cityn këtë edicion, dhe po tentojnë që këtë ta përsërisin edhe në ndeshjen e radhës, e cila do të jetë e vlefshme për fazën e grupeve, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj ndeshje, aspak inferior nuk ndihet trajneri i skuadrës franceze.

“Duhet të luajmë lojën me shumë fokus. Kjo skuadër është superiore krahasuar me ne, të paktën në letër” ka thënë Genesio në konferencën për shtyp, para ndeshjes.

“Duhet të japim 150% për të fituar. Manchester City janë ndër favoritët për të fituar tërë kompeticionin” ka thënë trajneri.

Skuadra e Guardiolas do të udhëtoj me disa mungesa të mëdha si Bernardo Silva, Ilkay Gundoga, De Bruyne e Gabriel Jesus.

Këto mungesa pritet ta bëjnë punën diçka më të lehtë për francezët.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test