Na ndiqni

Futboll

Shaqiri shpreson të jetë në formacionin e Klopp kundër PSG’së

Nga: Telesport Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:27
Shaqiri dhe Salah

Që nga transferimi i tij nga Stoke City te Liverpooli, Xherdan Shaqiri, është shndërruar në një nga lojtarët më të dashur për tifozët e gjigantit anglez.

Shqiptari ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira, ndërsa shpreson që skuadra e Jurgen Klopp do të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

“Ne nuk e dimë se cili do të jetë formacioni startues i trajnerit, por të gjithë duhet të jemi gati”, ka thënë Shaqiri për ndeshjen ndaj PSG-së.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë në Paris, do të jetë një rast i mirë për të treguar se sa të mirë jemi dhe ne. Sigurisht që do të tentojmë fitoren”, ka thënë Shaqiri.

Ai është pyetur edhe për derbin me rivalin lokal, Evertonin, pastaj për luftën për titull në Ligën Premiere.

“Evertoni? Ky është derbi im i parë, pra do të jetë shumë special. Dua të shikoj dhe ndjej atmosferën në derbi të tillë. Mezi po pres.

Man City? Ne do të jemi aty deri në fund. Nuk duhet të shikojmë Cityn, duhet të shikojmë vetën dhe të tentojmë të japim paraqitje të mirë në fushë dhe të fitojmë ndeshjet.

Duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Kur fiton ndeshjet si kjo është tregues se ne do të përpiqemi deri në fund. Duhet të vazhdojmë me punën e madhe dhe të fitojmë ndeshje”, ka shtuar Shaqiri për faqen zyrtare të klubit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test