Na ndiqni

Futboll

Guardiola ka një plan befasues për ndeshjen ndaj Lyon

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:22
Pep Guardiola

Manchester City do të luaj ndeshjen e radhës me Lyon, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Për këtë ndeshje, trajneri Pep Guardiola ka një plan që shumë pak njerëz e kanë pritur.

Në mungesë të Bernardo Silva, Ilkay Gundogan dhe Kevin De Bruyne, ai ka thënë se mund të startojë me Philo Foden.

“Kur Phil pati paraqitjen e fundit para sezonale isha shumë i kënaqur dhe ai tashmë është më i fortë dhe i gatshëm të luaj me ne – pa asnjë dyshim” ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.

“Çdo herë që ai luan, është shumë i mirë. Është agresiv me top dhe pa top. Për këtë arsye është shumë i mirë” ka thënë trajneri katalunas.

Foden është një prej lojtarëve të rinj më të preferuar të Pep Guardiolas.

Më herët trajneri kishte thënë se e sheh vetën e tij kur ishte i ri tek anglezi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test