Na ndiqni

Futboll

Man City dhe Juventus vëzhgojnë situatën e Jordi Alba

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:12
Jordi Alba

Manchester City dhe Juventus kanë kthyer sytë nga ylli i Barcelonës, Jordi Alba.

Duket se është vet lojtari që zgjoi vëmendjen e gjigantëve duke thënë se është i befasuar me skuadrën katalunase që nuk po e kontakton për kontratën e re.

“Tuttosport” ka shkruar sot se Juve dhe City po e monitorojnë këtë situatë të mbrojtësit të majtë.

Kontrata e spanjollit në “Camp Nou” mbaron në vitin 2020 dhe ai nuk ka pranuar ndonjë telefonatë apo kontakt tjetër për vazhdimin e kontratës me kampionët e Spanjës.

Mbetet të shihet nëse Alba do të kontaktohet nga drejtuesit e Barcelonës për vazhdimin e kontratës.

Ai do të ishte humbje e madhe kur kemi parasysh deklaratën e Messi i cili thoshte se Alba është lojtari që  e kupton atë më së miri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test