Na ndiqni

Futboll

Titulli i Bundesligës varet nga Twitter, faqja zyrtare sfidon Borussia-n

Nga: Telesport Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:26
Bundesliga

Twitter ndonjëherë bëhet një vend shumë i çuditshëm – një platformë për opinione, shaka, diskutime, dhe ndonjëherë baste.

Llogaria zyrtare e Bundesliga-s ka sfiduar llogarinë zyrtare të Borussia Munchengladbach në Twitter.

Bundesliga i ka thënë se mund të fitojnë titullin që tani nëse marrin 50 milionë “retweet-e” për një nga postimet e tyre.

Gladbach aktualisht është në vend të dytë të kampionatit gjerman (katër pikë më pak se Borussia Dortmund) dhe po luftojnë për titullin e gjashtë në historinë e klubit.

Klubi është shprehur se sfida është tepër e paarritshme, por e ka pranuar gjithsesi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test